Në boten e pafund të rrymave artistike, në pasurinë shumëdimensionale të pikturës së krijuar në shekuj e në vite nuk është e lehtë, sidomos për asnjë artist të ri e aq më tepër kur vjen nga vendi më i varfer i Europes, të jetë origjinal dhe i veçantë, të ketë emrin e tij me tingëllim të plotë personal. Jemi mësuar të degjojmë per krijuesit e rinj, se vepra e tyre i takon kësaj apo asaj rryme artistike, i afrohet ketij apo atij piktori me emër. E kunderta ndodh me krijimtarinë e Agim Mukës. Sapo i shikon pikturat e tij instiktivisht imponohesh për të shprehur konsideratën tende, per të thenë se ai është Agim Muka.
Gjuha e pikturës së Agim Mukës eshte mjaft originale. Vepra e tij ka frymëmarrjen karakteristike të vetë jetës që ai ka jetuar. Ngjyrat e hedhura në telajo të detyrojnë që me imagjinatë të ndjesh, të prekësh, të shikosh dhe të rijetosh pjesë nga jeta jote. Agim Muka nuk riprodhon natyren dhe format e zakonshme e monotone të jetës. Perkundrazi, ai esperimenton me shumë sukses kombinime të shumta të elementëve të traditës dhe të folklorit me ngjyra plot jetë e bukuri të imagjinatës krijuese. Sa i thjeshtë aq edhe shperthyes, sa i lehtë aq edhe i veshtirë për t’u kuptuar. Ky eshtë piktori Agim Muka që me penelin dhe ngjyrat e tij karakteristike kalon nga realja tek irrealja, nga paraqitja e elementëve materialë të traditës në fantazinë dhe imagjinatën ekspresioniste.
Me penelin e mprehtë dhe me inteligjencë artistike Agim Muka ka hedhur mbi telajot e shumta rrugën e tij të veshtirë drejt suksesit, ka shprehur dhe shpreh me kryqëzim ngjyrash perpjekjet e pafund për të mbijetuar, evidenton deshperimin e viteve të femijerisë së tij të varfer por të bukur, paraqet shpirtin dhe sinqeritetin e tij të trazuar duke e ballafaquar me ironinë e jetës së përditëshme. Dhe gjithmonë ai eshte i suksesshem. Ai, me plot gojën të thotë se unë jam Agim Muka.
Në pikturen e tij shikon kryqëzime realitetesh, thurrje e kombinime të shumta të objekteve të traditës me ngjyrat e jetës së trazuar. Shikimi i vemendshëm i pikturës së Mukës menjëherë dhe pamëdyshje të shtyn të zbulosh idenë e kombinimit të konvencioneve tradicionalë të jetës së dikurshme të fshatit me jetën e sotme moderne, të bukurisë së virgjër me tualetin e sotëm estravagant, të naives me irracionalen. Në veprën e tij shikon pa veshtiresi thyerjet e gjeometrisë së jetes.
Agim Muka të imponon që me imagjinatën e tij krijuese t’i të ndjesh dashurinë për jetën dhe për njerëzit, të shikosh lindjen e diellit nga kreshat e maleve të lartë dhe perendimin e tij në horizontin e butë fushor myzeqar, të shikosh si pafundësinë ashtu edhe ambientin e kufizuar të dhomës ku jeton, të degjosh gjemimin e detit dhe gurgullimen e lumit që zbret natyrshem, herë i qetë dhe herë i trazuar, që nga lartesitë e maleve drejt fushes dhe bregdetit adriatik, të shtyn të shijosh polifoninë labe dhe kabanë myzeqare, të degjosh melodinë e fyellit dhe ison e bukur të kengës himariote, të shijosh muzikalitetin dhe harmoninë e vetë jetes. Agim Muka është sa ënderrimtar aq edhe interpretues i saj, është sa realist aq edhe irrealist.
Prof. Dott. Hasan Muçostepa
Console Generale della Repubblica d’Albania a Milano
Ultimi Articoli
Triennale Milano — gli eventi dal 3 all’8 marzo 2026 tra spettacoli, incontri e musica dal vivo
Roma — Malattie rare, ASL Roma 1 presenta il nuovo portale e iniziative di prossimità per i pazienti
Sanremo — Arisa in gara con Magica Favola, sold out a Milano e tour nei teatri da novembre
Fender personalizzati ad alte prestazioni — la nuova protezione smart e sostenibile per barche e navi
Milano: a marzo partono i lavori in via Bramante, Torino e Cesare Correnti — riqualificazione strade e binari
Arisa: Magica Favola — tra le prime cinque a Sanremo — online il video e live a Roma e Milano
Levante: esce “Sei tu” dopo l’Ariston — nuovo singolo e tour 2026 nei club italiani
UN LETTO PER DUE: 35 ANNI D’AMORE TRA PASSIONE, TRADIMENTI E RIMPIANTI AL TEATRO SAN BABILA DI MILANO
Torna “OP” l’Osservatore Politico